Personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri ende nuk gëzojnë të gjitha të drejtat që u takojnë.
Në një prezantim të raportit të monitorimit për zbatimin e strategjisë kombëtare për këta persona u evidentua se nga 95 masa për t’u realizuar, 23% e tyre nuk kanë filluar ende të zbatohen.
“Një pjesë e konsiderueshme e masave të këtij raporti, rreth 23% e tyre ende nuk kanë filluar të zbatohen, ndërkohë një pjesë tjetër e konsiderueshme e këtyre masave sipas gjetjeve të këtij raporti nuk është zbatuar në nivelin e duhur.”
Për t’i ardhur në ndihmë kësaj kategorie, Ministri i Punës, Spiro Ksera deklaroi se është rritur fondi për to, ndërsa kreu i shëndetësisë, Petrit Vasili, u shpreh se do të përmirësohen shërbimet që i ofrojnë kësaj kategorie.
Spiro Ksera: “Qeveria që nga viti 2005 ka rritur mbështetjen financiare me mbi 50% dhe për vitin 2010 është programuar një fond prej 11 mijë e 442 miliardë lekë.”
Liri Berisha: “E rëndësishme është që ne të kthejmë kokën dhe të kemi vëmendje ndaj kësaj shtrese, të dëgjojmë zërin e tyre dhe mbi të gjitha duhet të jemi mbështetës për çdo problem dhe çdo ankesë që ata kanë.”
I pranishëm në këtë konferencë shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në vendin tonë, Helmut Lohan, kërkoi që të punohet më shumë në fushën e sinjalistikës, pasi ky është vërtet një problem për personat me aftësi të kufizuar./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami