Lajme Arkiva 2003

Përurohet Hoteli Adriatik në qyteti bregdetar të Durrësit. Me 5 yje ky hotel ka një kapacitet prej 135 dhomash të zakonshme deri te suitat presidenciale. Brenda tij ofrohen një sërë shërbimesh që nga akomodimi deri te plazhi.

Në këtë ngjarje morën pjesë figurat më të larta të shteti dhe të biznesit shqiptar dhe kosovarë, si presidenti Alfred Moisiu, kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, Ministri i Turizmit, Besnik Dervishi, ministri Malaj dhe Majko.

Me këtë rast kryeministri Rexhepi u shpreh se do të vazhdojnë të vijnë qytetarët kosovarë ti kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar. prerja e shiritit nga presidenti Moisiu u shoqërua me hedhje fishekzjarrësh.

Hoteli Adriatik që dikur konsiderohet si hoteli më i mirë i Durrësit, nëpërmjet sipërmarrjes private është shndërruar sërish në një nga liderët e industrisë turistike të qytetit./tvklan.al