Të pesë ish-presidentët e Shteteve të Bashkuara, janë paraqitur së bashku në një koncert për të mbledhur fonde për viktimat e uraganeve aktuale në Teksas, Floridë, Porto-Riko dhe Ishujt Virxhine.
Demokratët Barack Obama, Bill Clinton dhe Jimmy Carter, së bashku me republikanët, George Bush i vjetri dhe George Bush i riu, u paraqitën së bashku në skenën në Teksas, ku gjendet libraria presidenciale e ish-presidentit, George Bush i vjetri.
Presidenti aktual, Donald Trump, nëpërmjet një videoje i ka dërguar mesazh këtij tubimi, dhe ish-presidentët i ka quajtur “disa prej shërbyesve më të mirë publik të Amerikës”.
Ish-presidenti, George Bush i vjetri 93-vjeçar, i cili e ka një formë të sëmundjes së parkinsonit, është paraqitur i ulur në karrocë.
Të ish-pesë presidentët amerikanë, thanë se prej 7 shtatorit, kanë mbledhur 31 milionë dollarë ndihma për viktimat e uraganeve. /REL