Supersfida e javës së 10-të të Superligës luhet në “Elbasan Arena” mes Partizanit dhe Teutës. Të kuqtë e Ilir Dajës vijnë këtë takim pas barazimit ndaj Laçit dhe duan kthesën ndërsa Teuta vjen pas ndalesës në barazim kundër Skënderbeut në një ndeshje emocionuese.
Të shtunën do të zhvillohen dy duele në orare të ndryshme. Në orën 16:45, në stadiumin e Korçës do të luhet përballja mes vendasve të Skënderbeut dhe Tiranës. Një takim që vlen shumë për të dyja skuadrat, ku bardheblutë synojnë ringritjen pas disfatëps që pësuan ndaj Kukësit dhe për të mbajtur vendin e parë, ndërsa korçarët synojnë të dalin nga momenti negativ, por edhe nga fundi i tabelës me një tre pikësh.
Në orën 19:45, do të luhet Vllaznia-Laçi. E diela mbyll javën e 10-të me dy takime. Në orën 13:45, do të zhvillohet ndeshja Dinamo-Kastrioti. Kryeqytetasit duan të dalin nga ky moment i keq me anë të një fitoreje ndërsa krutanët kërkojnë kthesën. Në të njëjtën ditë, Kukësi do të sfidojë Egnatian, me verilindorët që synojnë vendin e parë dhe për këtë i nevojitet fitorja.
Klan News