Një djalë 10-vjeçar është sulmuar rëndë nga një peshkaqen, ndërsa ndodhej duke peshkuar në varkë së bashku me babanë e tij dhe disa persona të tjerë, rreth 5 km larg bregdetit të Stanley, në veriperëndim të Tasmania, Australi.
Mediat e huaja raportojnë se peshkaqeni e ka sulmuar në varkë të miturin dhe më pas e ka hedhur në det, duke ishkaktuar plagë të rënda në duar, kraharor e kokë.
Ka qenë babai i tij dhe dy burra të tjerë, të cilët janë hedhur në ujë dhe kanë mundur ta trembin peshkaqenin, duke nxjerrë djalin.
Pas transportimit drejt spitalit, mjekët konfirmojnë plagët e rënda, por thonë se gjendja e tij për fat të mirë është e qëndrueshme.
Ndërkaq, Policia e zonës ka paralajmëruar se zonë janë parë disa peshkaqenë dhe se të gjithë ata që dëshirojnë të notojnë apo peshkojë, të marrin masat për kujdesin vetjak nga ndonjë sulm i mundshëm. /tvklan.al