Lajme Arkiva 2003

Prej ditësh peshkatarët e Shëngjinit nuk dalin në punë për shkak të ngritjes së çmimit të naftës. 40 anije peshkimi qëndrojnë të ankoruara në port pasi sipas pronarëve rritja e çmimit në tregun e karburanteve po i çon drejt falimentimit. Ata kërkojnë nga qeveria subvencionim për shkak se nuk kanë asnjë burim tjetër jetese për të mbajtur familjet e tyre.

Peshkatari 1: Në qoftë se unë e marrë naftën 850 Lekë me shumicë, me atë naftë që marrë unë vij këtu dhe as Lekët e bukës nuk nxjerr. Edhe për të mbajtur varkën, për materiale, për lëndë të parë s’bëhet fjalë fare.

Peshkatari 2: Pavarësisht se është krizë, ne nuk na intereson se është krizë e luftës. Ne do të punojmë, duhet të ushqehemi përditë. Unë po mos të dalë në punë si kapiten anije që jam, unë nuk jam i zoti të qëndrojë në jetë.

Peshkatari 3: Nga këto anije mbahen 5 familje të cilat nuk kanë ku të gjejnë gjë për tu ushqyer, vetëm në saj të çmimit të karburanit , ndihmë nga shteti, nga rrethi, nga komuna, nga prefektura, nga ente të cilat duhet të na mbulojnë ne nuk na japin asnjë lloj ndihme.

Peshkatarët e Shëngjinit shprehen se i paguajnë shtetit të gjitha detyrimet taksative  ndërkohë që nuk aderojnë në asnjë sindikatë e cila do të merrte në mbrojtje të drejtat e tyre të biznesit./tvklan.al