Petrit Vasili: “Edi Rama nuk ka asnjë të drejtë as politike, as publike dhe as morale që të flas në emër të mandateve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përkundrejt apeleve të shumta për bashkëpunim dhe për mbrojtjen e votës së shqiptarëve Edi Rama ka konsumuar veprën e dirigjimit të një operacioni të vërtetë me elemente policore dhe financiare me qëllim të vetëm asgjësimin elektoral dhe politik të LSI-së duke përdorur jo vetëm elemente të shkeljes së ligjit por dhe të aktivizimit të instrumenteve të tilla thellësisht të pa tolerueshme siç janë dhe aktivizimi i parave për korruptimin në themel të procesit. Ne në vazhdimësi kemi qenë shumë koherentë në raportin tonë me të majtën dhe ne nuk ngatërrohemi me asnjë rast, Edi Ramën por dhe hartuesit e arkitektit të këtij kodi zgjedhor i cili shkaktojë humbjen e së paku 12 mandateve të së majtës dhe në veçanti të LSI-së, por kjo përgjegjësi dhe reflektimet shumë të thella që duhet të ndodhin brenda PS-së janë një çështje krejtësisht e brendshme, ndërsa ne do të vazhdojmë ta evidentojmë këtë krim elektoral dhe të mos lejojmë kërkënd që të shprehet në emër të sakrificës të jashtëzakonshme të njerëzve të LSI-së që kanë siguruar 4 mandate që janë përfaqësimi i ndershmërisë morale të vetme të këtyre zgjedhjeve. Kryesia e LSI-së nuk ka asnjë vendim politik lidhur me çështjen e ndërtimit të koalicioneve, aleancave apo çështje tjera që kanë të bëjnë me formimin e qeverisë së re. Kryesia e LSI-së ka ngarkuar siç thashë të gjithë grupin e saj të ekspertëve dhe personat përgjegjës të kryesisë që të ndjekin dhe po pret me qetësi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe mbas marrjes së këtij rezultati, analizës së kontekstit politik, shoqëror dhe elektoral do të mbledh forumet e saj në vazhdimësi sikurse dhe sot dhe do t’ju njoh me këto vendime në kohën dhe në momentin e duhur”./tvklan.al