Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Prej tre ditësh Komisioni Zonal i Votimeve në komunën Cepo në Gjirokastër, ka pezulluar punën për shkak të sherreve mes anëtarëve. Arsyeja e konfliktit janë 220 persona të paregjistruar të paregjistruar në listat e zgjedhësve.
“Ne si opozitë që jemi, kemi një shqetësim shumë të madh, konkretisht e kemi kërkuar që në emërimin e një anëtari të komisioni, zotin Dritan Logli, që është i paligjshëm të jetë anëtar komisioni, sepse nuk është njohur për vendqëndrimin këtu dhe është vëllai i një kandidati dhe ligji i përjashton këta, nuk duhet të jenë anëtar të Komisionit Zonal Vendor”.
Njëri prej anëtarëve të verifikimit të listave të zgjedhësve, përfaqësues i PS është zhdukur që prj tre ditësh, pasi ka marrë me vete edhe një tufë dokumentesh.
“Arsyeja që ky komision nuk funksionon është fare e thjeshtë, anëtarët e PS, si dhe sekretari mungojnë në mënyrë sistematike në mbledhje vetëm për të mos bërë miratimin e listave paraprake që kanë bërë partitë politike”.
Në komunën e Cepos, një nga komunat më të mëdha të Gjirokastrës kandidon kryetari aktual i komunës Gëzim Bistri i PS dhe Dragush Logli, të cilët kanë nxitur më tej konfliktin. Në këtë komunë bëjnë pjesë 11 fshatra me 2423 votues./tvklan.al