Lajme Arkiva 2003
Kryeministri Fatos Nano morri pjesë në fshatin Seman të fierit në 60 vjetorin e formimit të batalionit partizan. Në 23 shtator 1943 me porosi nga Vlora të celulës komuniste u themelua batalioni partizan me myzeqarë të Semanit, të cilët 3 ditë më vonë shënuan goditjen e parë ndaj pushtuesit nazi-fashist si dhe shkatërruan bandën e Hamit Matjanit sipas kreut të komitetit të veteranëve.
Dimri i vitit ‘43-‘44 shënoi 19 të vrarë për liri, në zonën e Tomorricës, Tepelenë dhe Gjirokastër. Viti ‘43 hodhi themelet e një aleance me botën e qytetëruar pavarësisht nga shtrembërimi i historisë.
60 vjet më pas sipas kryeministrit Fatos Nano, Shqipëria vazhdon reformat përkrahë aleatëve më të zhvilluar në botë.
Fatos Nano: Ishit ju që e orientuat Shqipërinë në drejtimin e lirisë, pavarësisht ndonjë deformimi më vonë ju qysh ato ditë u bëtë aleatë të forcave progresiste të mbarë botës. Me vendimet që morët na bëtë edhe ne fëmijët tuaj të ndihemi krenarë për prindërit tanë. Këtë po ju a them si pasardhës i regjistruar i veteranëve antifashist. Unë dua t’ju kujtoj se edhe në kohët moderne lëvizin korbat e historisë. Sot festojmë 60 vjetorin, por ju e dini mirë dhe jeni në roje të mos përsëritjes së këtij fakti që 4 vjet kjo festë nuk është festuar këtu në Seman./tvklan.al