Lajme Arkiva 2003

Neritan Ceka: Mendoj se është korrekte ajo që bën qeveria në dy drejtime. Së pari që korrigjon një gafë të madhe të kodit elektoral, i cili siç e ka thënë edhe herë të tjera është bërë nga njerëz jo profesionist të cilët kanë lënë një hapësirë të pambuluar në rastin e policisë, të cilët në vijim do të kemi jo më shumë se sa 3500 policë duke hequr edhe kuadrot edhe kuadrot edhe njerëzit e tjerë se 4000 janë policët po të përjashtojmë kuadrot dhe nuk mund të mbulojmë natyrisht 4700 kuti votimi të cilat duan dy turne. Është një korrigjim teknik i një gafe gjithashtu teknike. Për të mos u përmendur se ka gafa të tjera në ligj, sepse lëvizja e policisë kriminale, lëvizja e forcave speciale është e ndaluar në territoret e votimit, pra e gjithë Shqipëria është një territor votimi ku do i çojmë? Do i çojmë jashtë shtetit?

Ilir Rusmajli: Akti normativ i qeverisë për përdorimin e policisë në zgjedhje, anulon një nga dy shtyllat kryesore të veprimtarisë së komisionit bipartizan. Shtylla e parë që është anuluar është balancimi i komisionit qendror të zgjedhjeve. Tani anulohet edhe shtylla e dytë, ajo e neutralizimit të veprimit kriminal dhe në kundërshtim me ligjin e policisë. Zgjedhjet nuk janë ngjarje kriminale, janë veprim i përgjegjshëm politik i qytetarëve të vendit. Policia futet atje ku ka ngjarje kriminale. Mendoj se është një atentat i rëndë që i bëhet procesit. Është një veprim që kthen krejtësisht në metodologjinë dhe në taktikat e veprimit të policisë në vitin 2001./tvklan.al