Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi zhvilloi takime elektorale për prezantimin e kandidatëve socialdemokrat në rrethin e Fierit dhe të Mallakastrës. Në qytetin e Patosit prezantoi kandidatin për kryetar të bashkisë inxhinier Flamur Boraj.
Skënder Gjinushi: Një e treta e kryetarëve t komunave dhe të bashkive që janë aktualisht duke filluar nga komunat në tiranë e duke vazhduar deri në komunat dhe Bashkitë e Fierit, kanë në fokus socialdemokratët, pra mbështesin socialdemokratët. Kanë votuar për socialistët edhe socialistët e Lisbofshit do të votojnë për kandidatët e socialdemokratëve.
Ndërsa në Ballsh kandidatin për kryetar bashkie Maksim Koxhaj. Në takimet elektorale zoti Gjinushi theksoi domosdoshmërinë e fitores të së majtës socialdemokrate në zgjedhjet e 12 tetori, me qëllim thellimin e reformave për qeverisjen vendore.
…
Mamurrasi ishte stacioni i radhës i takimeve elektorale të Partisë Demokrate të Reformuar, ku është prezantuar kandidati Musa Ajazi. Në këtë takim Pollo ju kujtoi banorëve të Mamurrasit se Partia e Punës dhe socialistët nuk kanë marr kurrë votat e tyre dhe nuk do e marrin as në 12 Tetor.
Genc Pollo: E kanë lypur votën derë më derë për dy muaj dhe për 36 muaj kanë mbyllur portat e bashkisë për popullin në halle dhe Partia Demokrate e Re është futur në garë pikërisht që të sjellë një formë ndryshimi në këtë politikë të mbrapshtë.
…
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu i shoqëruar nga kryesia e kësaj partie ndodhej mes elektoratit dibran për të shpalosur programin elektoral të Partisë Republikane dhe mbështetjen e saj për kandidatët e përbashkët.
Mediu thotë se jemi këtu për tu thënë qeveritarëve e të sotëm se nuk mund të pranojmë të rrimë të heshtur dhe të tulatur përballë forcës së krimit dhe të korrupsionit. Në themel të fjalës së vetë Mediu theksoi edhe njëherë me forcë domosdoshmërinë e kthimit të pronës private te pronari i ligjshëm.
Fatmir Mediu: Partia Republikane beson se brenda logjikës kushtetuese dhe kartave ndërkombëtare, secili duhet të marrë atë që i takon. Pa krijuar asnjë lloj konflikti, atyre që e kanë dhe atyre që u takon. I detyrohet shteti shqiptar, në bazë të kushtetutës, të kompensojnë pronarët shqiptarë fizikisht dhe financiarisht./tvklan.al