Evi Reçi dhe Kledi Hysa janë në pritje të një djali, për të cilin shpresojnë se e ardhmja do ta prijë në futboll dhe këngë. Por në spektaklin “Kampionët” në Tv Klan nuk i pritën pyetjet rreth kësaj faze të jetës, por sa e njohin njëri-tjetrin në aspektin sportiv. Për pyetjet e Marina Vjollcës ata duhet të shkruanin secili përgjigjen në një tabelë duke i krahasuar më pas me njëri-tjetrin.
Marina Vjollca: Cila është skuadra e preferuar e Kledit?
Kledi Hysa: Shqipëria.
Evi Reçi: Bayern.
Kledi Hysa: Bayern është, gabimi im, Bayern ishte e drejtë.
Marina Vjollca: Cilin lojtar do të donte Evi të intervistonte një ditë?
Evi Reçi: Zlatan.
Kledi Hysa: Ibrahimovic.
Marina Vjollca: Cila është sharja që Kledi përdor më shpesh kur sheh një ndeshje futbolli?
Evi Reçi: A mos ia…
Kledi Hysa: Phu të…
Marina Vjollca: Çfarë është më shumë e interesuar të mësojë Evi kur sheh një ndeshje? Çfëarë nuk kupton? Jeni duke parë dhe nuk kupton këtë gjë?
Të dy: ‘Offside’.
Marina Vjollca: Gjithë gocat e kanë këtë problemin, edhe mua m’u deshën 10 vite ta mësoja. Çfarë roli ka luajtur Kledi si futbollist?
Të dy: Sulmues.
Marina Vjollca: Nëse Evi do të ishte futbolliste, çfarë roli do t’i shkonte më tepër nga ana e karakterit?
Kledi Hysa: Unë ia shkruajta kështu, 6. Mesfushore.
Evi Reçi: Portiere. S’di futboll dhe thjesht jam e gjatë.
Marina Vjollca: Kjo portiere lë shumë vend për nënkuptime.
Gentian Zenelaj: Ka marrë rolin e nënës ajo tani, është në pozicion mbrojtës.
Marina Vjollca: S’është mbrojtës portiere.
Gentian Zenelaj: Po si, s’mbron portën? Porta është shtëpia.
Marina Vjollca: S’qenke i frymëzuar sot Genti.
Gentian Zenelaj: Marina, seriozisht e ke?
Evi Reçi: Unë mendoj që do të isha portiere…
Gentian Zenelaj: Sigurisht, është ndjesia, por çfarë t’i them Marinës unë që ka Mërkurin në retrogradë sot?
Marina Vjollca: E kam problemin me të gjithë. Jemi në prag të finales, çfarë do të zgjidhte Kledi, të shihte finalen apo një darkë romantike me Evin?
Evi Reçi: Tani, këtu s’ka nevojë ta shkruaj fare…
Marina Vjollca: Jo, shkruaje. Dua ta shkruash që ta shoh. Finalen apo darkën romantike?
Të dy: Finalen. Në përgjigjen e Kledit darka romantike është shënuar në kllapa.
Marina Vjollca: Finale, një natë romantike bashkë, si do i bëni të dyja?
Kledi Hysa: Një natë romantike por ndërkohë po shikoj edhe futbollin, janë martuar duke parë futboll mi./tvklan.al