Të tjera detaje janë zbuluar për pilotin e aeroplanit malajzian të zhdukur në vitin 2014. Kapiteni Zaharie Ahmad Shah dyshohet të ketë pasur tendenca vetëshkatërruese.
Këto të dhëna dolën në pah së fundmi pas vëzhgimit në rrjetet e tij sociale. Piloti ishte në komandë në vitin 2014, kur fluturimi MH370 u zhduk nga radarët dhe aeroplani me 238 pasagjerë në bord u rrëzua për të mos u gjetur kurrë. Katër vite më parë, Zaharie Ahmad Shah përdorte Facebook-un për të ndjekur seksualisht dy modele binjake malajzeze, 34 vjet më të reja se ai.
Ai u bënte modeleve binjake komente seksuale në Facebook, në disa raste edhe sugjestionuese. Motrat Lan Qi Hui dhe Qi Min Lan kishin marrë më shumë se 97 mesazhe nga piloti në fjalë në vitin 2013, shumicën prej të cilave ato i injoruan. Zaharie Ahmad Shah u kërkonte vazhdimisht binjakeve që të vizitonin Kuala Lumpurin, ku ai jetonte me bashkëshorten.
Kapiteni i avionit gjithashtu kritikonte vazhdimisht qeverinë malajziane, pavarësisht se ai punonte për një kompani shtetërore.
Rreth katër vite më vonë nga kjo tragjedi, rrënojat e aeroplanit Boeing 777 ende nuk janë gjetur. Komunikimi i fundit i kullës së kontrollit me avionin u bë pikërisht nga piloti Zaharie Ahmad Shah, i cili iu tha:
“Natën e mirë, 370(numri i fluturimit)”. /tvklan.al