Një pilot i kompaninë amerikane “United Airlines” ka shokuar udhëtarët me veprimet e tij gjatë fluturimit.

Piloti i avionit që po udhëtonte nga New Jersey për në Glasgow hoqi uniformën e tij zyrtare dhe fjeti në mesin e udhëtarëve për 90 minuta.

Sipas “The Sun” avioni UA161 u ngrit në fluturim rreth orës 19:40 ndërsa në kabinën e pilotëve ndodheshin 3 pilotë.

Gjatë udhëtimit që zgjati 7 orë, njëri nga pilotët ka dalë në pjesën ‘Business’ të avionit, ka hequr uniformën dhe është shtrijë të flejë.  Gjatë 90 minutave që piloti fjeti, disa prej pasagjerëve e fotografuan dhe filmuan të habitur.

Edhe pse pasagjerët thanë se kjo ishte hera e parë që shikonin diçka të tillë në fluturimet e tyre të shpeshta, autoritetet thanë se gjithçka ka qenë normale.

Edhe ekspertët thanë se pilotët, kur ndihen të lodhur gjatë fluturimit, mund të flenë në cilëndo vend bosh që mund të gjejnë në avion. /tvklan.al