Një pilot me gati 20 vjet eksperiencë fluturimi është filmuar duke fjetur në kabinën e tij, teksa ndihmësi i tij e ka regjistruar këtë veprim. Video u shfaq në media vetëm disa ditë pasi pilotët e China Airlines përfunduan një grevë shtatë-ditore.
Ata protestuan për orarin e gjatë të punës si dhe lodhjen. Menjëherë pas publikimi të videos kompania, e cila e ka selinë e saj në në Aeroportin Ndërkombëtar të Taoyuan, i është përgjigjur incidentit duke thënë se video është regjistruar përpara se të mbaheshin protestat.
Sikurse duket edhe nga video, piloti i ulur në sendiljen kryesore të kabinës ka varur kokën poshtë dhe është duke fjetur. Emri i tij nuk bëhet i ditur por, thuhet se ai është një pilot me eksperiencë dhe një ndër më të vjetrit të linjës së Boeing 747 dhe kryesisht fluturon nga Tokio, Okinawa, Seul dhe Hong Kong.
Piloti kryesor është gjithashtu një instruktor në Qendrën e Trajnimit të fluturimeve të Kinës. Ndaj tij është marrë masë disiplinore, thuhet në një deklaratë të China Airlines. Gjithashtu masë disiplinore mund të merret dhe ndaj ndihmës pilotit i cili ka filmuar momentin.
/tvklan.al