Pirateria televizive është bërë një problem në të gjithë Europën. Është një biznes që po faturon të ardhura thuajse sa trafiku i kokainës.

Zyra e Prokurorit Publik të Katanias shpjegoi se si dimensionet e kësaj ekonomie nëntokësore janë tani pranë atyre të drogës. 

Ndoshta ajo e kokainës është edhe më e madhe, por sigurisht përqindjet e fitimit që përftohen nga ato veprimtari të paligjshme me rrezik më të ulët janë të barabarta me ato të trafikut të kokainës. Investo një, investo dy dhe fito 10, 20 në varësi të rastit. Në Evropë ka rreth 500 milionë banorë, kjo e bën të qartë përqindjen e lartë të subjekteve me lidhje të paligjshme.

Pirateria televizive është bërë veprimtaria kriminale me fitimin më të lartë dhe rrezikun më të ulët. Flitet për mbi 250 milionë në muaj, për një total prej 3 miliardë në vit. Vetëm në Itali, vlerësohet se një xhiro e gjeneruar nga pirateria është rreth 300 milionë euro në vit: rreth 800 mijë Euro në ditë dhe kjo vetëm sa i përket përmbajtjes sportive. kompanitë e dëmtuara janë ato që kanë blerë të drejtat e transmetimit për kampionatet në ndryshme të futbollit në Europë.

Paratë e këtyre kompanive përdoren nga klubet për të ngritur infrastrukturë sportive dhe plane biznesi.

Tv Klan