Disa reklama për një palë pizhama në internet kanë shkaktuar bujë pasi janë përhapur pothuajse në të gjithë rrjetin.
Reklamat për pizhamet filluan që të shfaqeshin nëpër website javën e kaluar. Ato kanë krijuar habi pasi shumë prej përdoruesve kanë pyetur se pse janë targetuar nga ky lloj produkti.
Një ekspert deklaroi se reklamat mund të jenë dizejnuar që të ndihmojnë kompani të ndryshme që të mbledhin të dhëna për konsumatorët.
Eksperti Mat Morrison tha se reklamuesit kinezë kanë një histori të përdorimit të fotove provokative si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen. Sipas tij, ndoshta kjo reklamë është përdorur për të shënjestruar këto audienca drejt të njëjtave produkte në të ardhmen./tvklan.al