Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Gjermaninë dhe Zvicrën prezantuan nisjen e programit “ALBAdapt” me një fond prej 35 milionë Eurosh për modernizimin e infrastrukturës për parashikimin dhe zbutjen e rreziqeve klimatike.
Zëvendëskryeminsitrja Belinda Balluku, u shpreh se përveç bazave rregullatore që na përafrojnë me vendet e BE, me rëndësi është edhe inovacioni në projekte të tilla.
Belinda Balluku, Zv/Kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës: Aviacioni Civil Shqiptar ka arritur të ngrejë kapacitetet të tilla përmes inovacionit duke përdorur shërbime që ofrohen me pagesë nga kompani të ndryshme me mbulime satelitore për të filluar dhe për të parashikuar kryesisht për nevojat e aeroportit të Rinasit, navigimit ajror ky produkt ishte me të vërtetë shumë cilësor dhe vendosëm që ta pqërdorim në të gjitha strukturat.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, në fjalën e saj u shpreh se ky program mbështetet nga Fondi i Gjelbër i Klimës.
Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit: Synon krijimin e një platform kombëtare për të dhënat dhe shërbimet klimatike të aksesueshme në kohë reale nga të gjithë aktorët institucional. Synon krijimin dhe operocionalizimin 24 orë në 7 ditë të një sistemi modern të një paralajmërimi të hershëm që do të adresojë disa nga risqet.
Ndersa Ministri i Mbrojtjes theksoi se programi “ALBAdapt” do te shtrihet ne nje kohë afatgjatë.
Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes: Është padyshim një hap i ri sa i përket rritjes së gatishmërisë dhe kapaciteteve tona të përballemi me emergjencat civile.
Ky projekt e bën Shqipërinë vendin e parë në Rajon që akseson fonde bilaterale nga Fondi i Gjelbër i Klimës, të cilat adresojnë problematikat dhe vulnerabilitetin e vendit ndaj ndryshimeve të klimës.
Klan News