Drama ‘Menaxherja e qelqtë’ u shfaq këtë fundjavë në teatrin Zihni Sako, në Gjirokastër. Vepra që bazohet në letërsinë amerikane trajton tema sociale dhe përcjell mesazhe të ndryshme. Shfaqja ‘Menaxherja e qelqtë’ tërhoqi vëmendjen e artdashësve në qytetin e gurtë.

“Është një pjesë e cila u përzgjodh nga aktorët vërtet është një kënaqësi e madhe për shkak sepse dhe përkushtimi i tyre është shumë i madh. Është diçka që e zgjodhën vet dhe donin t’a çonin deri në fund.”

Në kastin e veprës kishte edhe aktorë të rinj.

“Kam ndjerë një farë mungese në këtë premierë sepse mungonin aktorët ikonë të këtij teatri. Po mund të them me krenari që te kjo shfaqje ne aktorët e rinj jemi munduar të ecim në rrugën e tyre dhe jam shumë krenar për këtë.”

“Jam shumë e lumtur që arrita ta shpërfaqja këtë rol dhe punën time në një sallë plot, me një publik shumë të mirë.”

“Provova emocionet e këtij teatri, emocione të mrekullueshme, me një publik të mrekullueshëm. Salla ishte plot.”

Gjatë këtij sezoni artistik në skenën e teatrit të Gjirokastrës janë vënë disa shfaqje të letërsisë shqiptare dhe asaj të huaj.

Klan News