Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Elbasan. Gjykata ka caktuar ndaj tij më 1 Dhjetor masën e sigurisë “arrest me burg” për “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtari kriminale”.
Siç bën me dije Policia, të riut i janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 136 mijë Euro, një apartament në Durrës dhe 3 automjete, të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. 31-vjeçari ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni.
/tvklan.al