Një 15-vjeçar dyshohet se është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Fushë-Mëzes të Tiranë.

Sipas policisë, adoleshenti është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Ndërkohë, tvklan.al ka mësuar se babai i fëmijës i ka deklaruar policisë se dëgjoi të shtëna arme zjarri, por pa dhënë detaje të tjera.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën.

/tvklan.al