Një plagosje me thikë ka ndodhur në “Rrugën e Dibrës” në kryeqytet rreth orës 20:30.
Sipas policisë, i plagosuri me iniciale G.K. është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin e saj për kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al