Në lidhje me plagosjen e 40-vjeçarit me iniciale G.H. në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi” në Fier është shpallur në kërkim bashkëshortja e tij me të cilën është në proces për zgjidhjen e martesës, 29-vjeçarja me iniciale M.H.

Policia bën të ditur se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e saj, si dhe të autorit të ngjarjes, 26-vjeçarit me iniciale K.B.

Për 26-vjeçarin, Gjykata e Fierit ka caktuar masën “arrest me burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Gjithashtu, është caktuar “arrest me burg” për bashkëshorten e të plagosurit për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./tvklan.al