Një 53-vjeçar shqiptar në Itali me profesion biznesmen është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së martës.
Krimi ndodhi në Lunata, teksa trupi i pajetë i 53-vjeçarit Artan Kaja u gjet nga bashkëshortja e tij, e cila lajmëroi policinë.
Në fillim u dyshua për infarkt, por prania e një plage plumbi bëri që autoritetet italiane të hetonin për vrasje.
Brenda pak orësh, u arrit që të zbardhej ngjarja dhe të arrestohej autori. Ai është një shofer kamion, mik prej vitesh me viktimën. Autori i dyshuar është arrestuar nga policia italiane dhe rrëfeu krimin, duke pranuar autorësinë.
Megjithatë, për shkak se ishte në gjendje shoku, nuk dha shpjegime rreth motivit që për momentin mbetet mister.
Ai do të merret sërish në pyetje për ngjarjen e rëndë. Edhe arma e krimit nuk është gjetur ende.
Viktima Artan Kaja ishte pronar i një kompanie dhe jetonte prej shumë vitesh në Piana me bashkëshorten dhe fëmijët.
/tvklan.al