Kryeministri është rikthyer në Shkodër për të inspektuar disa investime publike të zhvilluara me buxhetin e shtetit në këtë qytet.
Poliklinika e Specialiteteve ishte ndalesa e parë. Godina i është nënshtruar rikonstruktimit total dhe është pajisur me aparatura të reja, ndërhyrje që ka kushturar 120 milionë Lekë.
Në Shkodër ka nisur prej disa muajsh dhe pritet të përfundojë faza e parë e punimeve dhe për lagjen 300-vjeçare të Zdrales, një zonë historike e Shkodrës që do transformohet në një hapësirë pedonale.
Tregu i Rusit, një vend i njohur në Shkodër për tregtimin e produkteve bujqësore është rindërtuar dhe ka një fytyre të re falë një bashkëfinancimi të AZHBR-se dhe bashkisë së qytetit.
Tv Klan