Planeti më i afërt me Tokën sipas kërkimeve mban ujë. Në Ceres është zbuluar një rezervuar me ujë të kripur. Ky planet orbiton rreth diellit mes Marsit dhe Jupiterit.

Rezervuari shtrihet në një krater 20 milionë vjeçar dhe quhet ndryshe Occator. Shkencëtarët mendojnë se aty mund të ketë jetë aliene. Gjetjet janë të bazuara nga analizat e imazheve të sjella në NASA nga sonda Down.

“Sugjerohet që Ceres është një botë me oqean dhe mund të ketë pasur aktivitet gjeologjik kohët e fundit”, tha Carol Raymond, zv/drejtori i përgjithshëm i misionit.

Dawn u dërgua në Ceres në vitin 2012 pasi mbaroi së vëzhguari asteroidin Vesta. Sonda e orbitoi planetin për 3 vjet. Dawn ka marrë imazhe skanime dhe analiza graviteti të rezolucioneve që nuk janë bërë më parë në trupa të akullt.

Ceres është rreth 1000 kilometra i gjerë dhe konsiderohet si një planet xhuxh. Ekspertët mendojnë se pozicioni i planetit nga dielli e lejon të ngrohet, ndërsa akulli mund të shkrijë dhe të marrë formë njëkohësisht./tvklan.al