Kylian Mbappe do të mbajë veshur fanellën me numrin 9 te Real Madridi. Sulmuesi francez i njohur për aftësitë e tij në të majtë të ofensivës, në sezonine tij të fundit u aktivizua edhe në qendër të repartit te PSG.
Në sezonin 2023-24, sulmi i “Los Blancos” përbëhej nga Jude Bellingham, Vinicius Junior, Rodrygo dhe Joselu.
Me përjahtim të Joselu që luajti në pozicionin e tij në qendër, futbollistët e tjerë ndryshuan pozicionet e tyre.
Por i pari është larguar nga “Bernabeu”, duke e lënë pozicionin e qendërsulmuesit bosh. Trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti, ka sqaruar sipas Mundo Deportivo se Mbappe nuk do të zëvendësojë Hoselun në fushë.
Italiani parashikon një rreshtim ne sulm dinamik dhe fluid për sezonin 2024-25, me Mbappe, Bellingham, Vinicius dhe Rodrygo që shkëmbejnë vazhdimisht pozicionet.
Ndërkohë kapiteni i Francës pritet të kthehet në stërvitje më 7 Gusht. Debutimin me “Los Blancos’ 25-vjeçari do ta bëjë në ndeshjen e Superkupës së UEFA-s që do të luhet mes Real Madridit dhe Atalantës më 14 Gusht.
Një shans për Mbape për të fituar trofeun e parë të tij me spanjollët. Superkupa UEFA do të luhet në Varshavë.
Klan News