Qeveria duket e vendosur për liberalizimin e mëtejshëm të spektrit të frekuencave për brezin e gjerë të telefonisë së lëvizshme. Ministri i Shtetit Genc Pollo tha, se ky spektër do të jetë i orientuar nga tregu nëpërmjet nxitjes së investimeve, futjes së teknologjisë së gjeneratës së ardhshme dhe rritjes së konkurrencës nga e cila do të përfitojë konsumatori.

Genc Pollo: “Në zemër  të kësaj politike është liberalizimi i radiospektrit në Shqipëri duke e ndjekur tendencën ndërkombëtare për krijimin e një ekonomie ëirless . AKEP-i së shpejti do të fillojë konsultimin publik për të vlerësuar kërkesat imediate për brezat e frekuencave dhe më pas proçedurat me qëllim që aksesi… fiks dhe në mobile ëirless dhe teknologjitë e gjeneratës së tretë të marrin progres të shpejtë gjatë vitit 2010. Me kalimin e kohës liberalizimi i mëtejshëm dhe mundësisht i plotë i spektrit është synimi ynë.”

Këto masa të prezantuara nga ministri Pollo bëjnë pjesë në planin e veprimit të dokumentit të ri të politikave për sektorin e telekomunikacioneve. Ky dokument që përditësohet pas 11 vitesh merret në konsideratë zhvillimet më të fundit të teknologjisë. Për drejtorin e autoritetit dhe komunikimit elektronik dhe postar një prej hapave konkrete që pritet të japi impulse të reja tregut celular në vend do të jetë operatori i 4 mobile.

Pirro Xhixho: “Operatori mobile 4 AL është operatori i 4 celular GSM, i cili komercializohet në muajin qershor të këtij viti. Kjo padyshim do të jetë një nxitje e rëndësishme për përmirësimin e mëtejshëm të performancës të komunikimeve elektronike në përgjithësi, si do të japi efekte të mëtejshme në çmime dhe variacione e shërbimeve GSM.”

Sektori i telekomunikacioneve po tregon së fundmi që është një ndër më dinamikët e ekonomisë vendase teksa regjistrohej gjatë 3 mujorit të tretë të 2009 një rritje prej rreth 35% në bazë vjetore./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro