Ilir Meta pritet të dalë sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë së vendosur ndaj tij.
Ai pritet të jetë në seancë gjyqësore rreth orës 09:30. Presidenti i Partisë së Lirisë akuzohet për 3 vepra penale nga SPAK, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Ai u arrestua të hënën në hyrje të Tiranës nga forcat operacionale, aksion i cili u shoqërua me debate për mënyrën se si u krye ekzekutimi i urdhrit të Gjykatës.
Partia e Lirisë dhe opozita pretendojnë se ai u rrëmbye dhe se prej dy ditësh kanë ngritur akuza në drejtim të mazhorancës dhe institucioneve të rendit.
Pjesë e kësaj dosje është edhe Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku për të cilët gjykata ka dhënë masa më të lehta sigurie.
Edhe ata pritet që të dalin para gjykatës dhe të njihen me masën e sigurisë.
Klan News