Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Nuk është aspak çudi, që ndonjë ditë plazhi i Durrësit të cilësohet, si plazhi më i ndotur në Mesdhe. Megjithëse mijëra qytetarë nga Shqipëria e mesme dhe mjaft të tjerë që vijnë çdo vit nga Kosova dhe Maqedonia, kanë të vetmen mundësi për të shmangur vapën në këtë bregdet, këtu kushtet nga sezoni në sezon bëhen dhe më të vështira.
Prishja e ndonjë ndërtimi pa leje është kthyer që në javën e parë të Qershorit në një grumbullim plehrash. Ndotja duket dhe në breg, aty ku bëjnë banjo pushues të mitur notojnë dhe sende të hedhura më parë. Pjesa e rërës përpara lokaleve private pastrohet rregullisht, por për pjesën tjetër nuk kujtohet askush.
E njëjta situatë si një vit më parë krijohet dhe për shkak të mungesës së koshave të plehrave dhe për këtë hedhurinat gjenden kudo në rërë./tvklan.al