Dhjetë vite më parë askush nuk fliste për bregdetin e Tales. Zona frekuentohej vetëm në një pjesë të vogël nga vendasit edhe pse një plazh me një hapësira të mëdha publike dhe me një natyrë të mrekullueshme.
Natyra i ka dhënë bukurinë, por ajo që vihet re në Tale, është se pushuesit ndjehen në privatësi të plotë, ndërsa shijojnë qetësinë, rërën dhe detin si dhe gastronominë vendase dhe çmimet mjaft të favorshme.
“Është shumë mirë, ka shumë rregull, uji I nxehtë madje më i nxehtë se ai i Vlorës. Kam ardhur për herë të parë këtu,” tha një pushues.
“Plazhin e Tales e zgjedhim sepse është i shfrytëzuar është me rërë të pastër, dhe është i mirë dhe shërbimet kudo që të shkosh janë shumë të mira. Çmimet nuk janë shumë të larta, janë normale,” tha një tjetër pushuese.
Pjetër Meta, operator turistik në Tale thotë se muaji Qershor ishte mjaft i kënaqshëm krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa pritshmëritë janë të larta ka prenontime edhe për muajin Korrik dhe Gusht.
Pjetër Meta, operator turistik: Pushuesit vijnë shumë nga Kosova, por edhe nga bashkitë e vendit tonë, Tirana, Rrësheni, Laçi dhe nga Kruja. Ka të huaj që vijnë dhe janë shumë të kënaqur sidomos me ushqimet.
Plazhi i Tales duhet vizituar, qoftë edhe për të shuar kuriozitetin nga një plazh që dikur ishte i ndaluar.
Klan News