Gjatë kontrolleve në terren, uniformat blu të Malësisë së Madhe kanë konstatuar se po kryheshin punime për të ndërtuar në një zonë të mbrojtur në Bogë 4 objekte pa lejen përkatëse.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, është arrestuar në flagrancë 30-vjeçari me iniciale A. B., pasi dyshohet se kishte ndërtuar 4 objekte druri mbi platforma të betonizuara, me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al