Lajme Arkiva 2004
Policia e Durrësit me një mandat të prokurorisë së këtij rrethi ka pritur momentin kur Mihal Delijorgji po futej në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet për të kryer arrestimin e tij.
Prangosja e sponsorit të Futboll Klub Dinamos ka ndodhur pak minuta para se ora të shkonte 16:00, kohë kur nisi edhe ndeshja mes Dinamos dhe Partizanit.
Burime zyrtare nga Policia e Durrësit, pohojnë faktin se Delijorgji u është bindur qetësisht urdhrave. Në këtë mënyrë ai ka shmangur vendosjen e prangave në duar deri sa ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.
Të njëjtat burime shtojnë se Mihal Delijorgji akuzohet nga Prokuroria e Durrësit për dy vepra penale; kontrabandë evazion fiskal, si dhe për falsifikim të vulave zyrtare. Sipas neneve 109 dhe 184 të Kodit Penal.
Ndërkohë burime të besueshme të prokurorisë së Durrësit të cilat janë duke e hetuar si çështje thonë se dëmi që Delijorgji i ka shkaktuar shtetit është rreth 1 milionë dollarë.
Mihal Delijorgji njihet si një nga importuesit më të mëdhenj të hekurit. Delijorgji është zgjedhur rreth dy vjet më parë si president i Futboll Klub Dinamos në skuadrën e Ministrisë së Rendit. Që në atë kohë media reagoi lidhur me aktivitetin e tij të biznesit./tvklan.al