Operacion i madh antidroge po zhvillohet në zonën e Dukagjinit. Forca të shumta të policisë së Shkodrës të mbështetur edhe nga FNSH kanë nisur që në orët e para të mëngjesit kontrollin e territorit në gjithë zonën.
Sipas informacioneve policore janë rreth 100 forca të cilat janë duke kryer kontrolle në zonën e Pultit, Shllakut, Shoshit dhe Shalës.
Këto operacione janë në kuadër të masave të marra dhe planit operacional kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Operacioni udhëhiqet nga Drejtori i Policisë Vendore të Qarkut Shkodër Vehbi Bushati.
Tv Klan