Lajme Arkiva 2003
Policia Elektrike në Elbasan gjobit me 47 milion Lekë të vjetra Sh.A Elektrikun në Elbasan. Shkak për gjobën në fjalë ka shërbyer verifikimi i humbjeve të mëdha në masën 87.8% të energjisë në ambientet ku furnizoheshin ambientet dhe godinat në të cilën janë vendosur zyrat e Elektrikut.
Njëri prej inspektorëve të policisë elektrike nuk ka përtuar ti faturoj një gjobë me shumën 47 milion lekëshe Elektrikut të Elbasanit.
“Në kabinën që ajo merr energji elektrike është me humbje mbi 87%. Kjo humbje ka bërë që nga ana e inspektorëve të kontrollohet me imtësi dhe ka konstatuar mos faturim të energjisë elektrike. Për këtë është marrë masa duke vendosur gjobën sipas ligjit të policisë elektrike”.
Ndërkaq ka reaguar menjëherë drejtoresha rajonale e shpërndarjes së energjisë Adelina Shati. Sipas saj ky është nja gabim teknik i inspektoratit të policisë së elektrikut, asi Sh.A elektriku ka një kuotë vjetore të konsumit të energjisë elektrike, që llogaritet në bilancet e saj.
Adelina Shati: Ky është një gabim teknik nga ana e tyre. Unë për këtë kam vënë në dijeni edhe drejtorin e policisë elektrike zotin Sokol Hysenaj në Tiranë, i cili më ka mirëkuptuar dhe kemi biseduar bashkë se ky është thjesht një gabim teknik. Arsyeja pse mund ta quajmë gabim teknik është se ne kemi një program ekonomik financiar të cilin e miraton KESH-i në fillim të çdo viti dhe në zërin shpenzime, midis shpenzimeve të tjera për shpenzime elektrike për nevoja të brendshme ë vetë zonës apo të drejtorisë së shpërndarjes elektrike Elbasan. Në këto kushte me mbylljen e balancit vjetor, rëndohet edhe zëri i shpenzimeve për këtë konsum të brendshëm të vetë filialit. Megjithatë ne kemi marrë masat tona duke vendosur një aparat matës kabinë për të pasqyruar më saktë këtë shpenzim të brendshëm se sa është konsumuar nga Drejtoria e Shpërndarjes Elektrike Elbasan.
Zona Elbasan, Peqin, Librazhd, Gramsh vazhdon të paguajnë në masën 100% energjinë e faturuar./tvklan.al