Lajme Arkiva 2003

Policia pyjore e Krujës në bashkëpunim me komisariatin e këtij rrethi ka ndaluar dhe bllokuar 7 makina kontrabandë të ngarkuara me dru zjarri. Për çdo makinë vlera e druve arrin 240 mijë lekë të reja.

Ky është rasti i 32 gjatë këtij viti që policia pyjore në Krujë bllokon makina me dru, por edhe pse këto raste janë denoncuar për tu ndjekur penalisht, masa e marrë nga gjykata është tepër e lehtë duke favorizuar kështu në shtimin e kontrabandës. Një nga pronarët e makinave të bllokuara shprehet:

Pronar:  Druri ka 3-4 vjet që është prerë, është i kalbur po ta shikoni. Ne punojmë për copën e bukës, për asgjë tjetër. Shkojmë atje nga një herë në muaj. Pa punë pa gjë. Ne këto dru i blejmë./tvklan.al