Një politikan i ekstremit të djathtë në Portugali është akuzuar për vjedhjen e valixheve në disa aeroporte të ndryshme, e për këtë arsye është përjashtuar edhe nga partia politike ku aderonte.
Të martën, autoritetet i gjetën në shtëpi disa valixhe të humbura në aeroport. 40-vjeçari Miguel Arruda nga ana tjetër mohoi akuzat dhe tha se po kryqëzohet publikisht, “por derisa të provohet e kundërta, jam i pafajshëm”.
Arruda i cili vendosi të qëndrojë në kuvend si i pavarur kërkoi që t’i hiqej imuniteti parlamentar. Gjatë seancës plenare edhe shokët e tij të partisë e kundërshtuan për veprimin.
Ndërkohë mediat lokale raportuan se policia ka kamera ku tregohet se politikani merr valixhen e tij dhe më pas një të dytë, më të vogël. Arruda u mbrojt duke hedhur idenë se videoja është montazh e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale.
Ndërkohë disa media të tjera raportuan se Arruda i shiti online gjërat brenda valixhes./tvklan.al