Sali Berisha nuk do të paraqitet para Oficerëve të Policisë Gjyqësore në SPAK më 3 Shkurt. Gazetarja Glidona Daci raporton se kreu i Partisë Demokratike ka njoftuar Prokurorinë e Posaçme që në atë datë nuk do të jetë në Shqipëri.

Sipas të njëjtave burime, SPAK e ka miratuar kërkesën e paraqitur nga avokatët për të mos u paraqitur. Sipas tyre motiv është një udhëtim në Gjermani i Sali Berishës.

Kujtojmë se sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, Sali Berisha do duhet të paraqitet dy herë në muaj para OPGJ-së, të hënën e parë dhe të tretë të muajit.

Ndërkohë sa i përket dosjes “Partizani” për të cilën akuzohet ish-kryeministri, seanca e radhës do të mbahet më 31 Janar. Pas kësaj, pritet të ketë edhe një seancë tjetër që do të mbahet më 5 Shkurt.

Ndërkohë Berisha pasi është paraqitur në SPAK ka akuzuar prokurorët për proces politik ndaj tij./tvklan.al