Me 11 artistë që performuan në skenë, nata e gjashtë e “X Factor Albania” ka mbërritur drejt fundit. Emocionet dhe performancat që elektrizuan skenën i lanë vendin ankthit të “ligjit” të nominimit.
Njëri prej 11 konkurrentëve u desh të linte skenën e këtij talent show dhe të vazhdojë rrugëtimin e tij për të plotësuar ëndrrën në tregun e muzikës. Votat e publikut i përcaktuan të preferuarit e tyre.
Era e kategorisë së Young Zerkës dhe grupi “Vashat” të kategorisë së Arilena Arës u përballën në fund “kokë më kokë”. Të prekura e me lot në sy, vajzat u njohën me verdiktin e jurisë.
Era ndërpreu sonte rrugëtimin e saj në “X Factor Albania”.
/tvklan.al