Ferdinand Pone: “Jam këtu për të denoncuar vazhdimin e aktit abuziv, në kundërshtim flagrant me ligjin, me interesa e qytetarëve të Tiranës, të ndërtuesve të Tiranës që gjoja kryetarit të bashkisë së Tiranës lidhur me mosdorëzimit edhe sot e kësaj dite të planit rregullues të qytetit të Tiranës edhe pse ka kaluar me shumë se tre javë nga kalimi i tij në këshill. Ish kryetari që s’punon, që shkel përditë ligjin për të rritur varësinë e biznesit të personave e familjeve që duan të strehohen, të sipërmarrësve që duan ambientet e tyre të punës, të pronarëve e qytetarëve, pronar të trojeve që duan të prosperizohen. Ka braktisur me kohë çdo angazhim ndaj punës, ligjit, qytetarëve, e komunitetit të biznesit dhe e Tiranës.”

Dritan Agolli: Shoqërisë Tajvani SHPK i është shitur një sipërfaqe toke për efekt legalizimi nga ana e Këshillit Bashkiak me vendim numër 2 datë 17 shkurt 2005. Në bazë të ligjit shitblerja e trojeve kërkon shumicë të cilësuar dhe ky vendim është miratuar me 71% të votave, duke marrë dhe votat pro të një pjese të mirë të koalicionit të anëtarëve të koalicionit të Partisë Demokratike. Këtu kemi ligjin 9209, neni 2, pika 11 e të cilit përcakton se në rastin e trojeve publike për efekt legalizimi toka shitet nga këshilli i bashkisë apo komunës. Këtu kemi  relacionin e administratës përcjellë nga kryetari i bashkisë, këshillit bashkiak ku i propozohet që çmimi të përzihet në një nga dy mënyrat, sipas përcaktimit që bën ligji apo me ngritjen e një komisioni nga këshilli për përcaktimin e çmimit të tregut. Këshilli me insistimin dhe të anëtarëve demokrat vendosi sipas përcaktimit të ligjit.”/tvklan.al