Ferdinand Poni: “Edhe sot e kësaj dite kanë kaluar rreth 15-20 ditë nga dita e mbledhjes dhe përveç një informacioni qesharak mbi projektet që në fakt janë mbi buxhet, mbi projektet që janë në vazhdim apo financohen, që në fakt nuk është ajo listë që duam ne. Ne duam listën e të gjithë projekteve të hartuara dhe të pa financuara, por veçanërisht të taksave nuk ka asnjë komunikim dhe asnjë komunikim tjetër dhe kjo është totalisht në kundërshtim me frymën dhe germën e ligjit nr 86 52 datë 31.07.2000 për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore. Por më shumë se kaq tregon moralin e kalbur, moralin e sëmurë, vendosjen ose qëllimin e vendosjes nga zoti Rama të Këshillit Bashkiak dhe institucioneve të tjera, në ato kushte që mos mund të ndërmarrë veprime të mëtejshme për shëndoshjen dhe konsolidimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës. Rama përpiqet ta kthejë në një qytet të monopoleve, në një qytet të kompanive të tij të interesit. S’ka për t’ia arritur kurrë qëllimit, qoftë dhe me këto perfiditete apo manjilitete të mos dërgimit të dokumentacionit të caktuar. Ne jemi në pritje sikurse kemi deklaruar. I duam patjetër ato në mënyrë që mbledhja e buxhetit të jetë efektive.”/tvklan.al