Autostrada Rrëshen-Kalimash, investimi më madhor në infrastrukturë ka shtuar ndjeshëm
numrin e turisteve të cilët udhëtojnë nga Kosova me destinacion bukuritë e rivierës shqiptare.
Dikur një udhëtim i gjatë e i lodhshëm, sot ka thyer çdo barriere që ndante dy vendet.
Mjaftojnë pak orë për të shijuar më pas disa dite pushimi në bregdetin e Adriatikut apo atë të Jonit.
Fluksi i madh i turisteve që mbërrijnë nga Kosova dhe që jetojnë në perëndim rrëfejnë sesi tashme kjo rrugë ka mundur të lehtësojë udhëtimin për në Shqipëri duke e kthyer bregdetin tonë në destinacionin turistik më të preferuar për ta.
“Pikë së pari na ka lehtësuar udhëtimin ne mërgimtarëve, pastaj këto kthesat e rrezikshme që kanë qenë përpara, deri tash në rregull është”.
“Është vepër madhështore e kombit shqiptar, është vepër shpëtimtare e kombit dhe e popullit shqiptar. Njëherit është dhe pasqyra e ekonomisë së një shteti që çon drejt zhvillimit se shteti dhe ekonomia nuk mund të zhvillohen po të mos kishin rrugë. Natyrisht jetojmë në kohën bashkëkohore ashtu dhe duhet t’i kemi dhe rrugët bashkëkohore”.
“Kam ardh prej Belgjike këtej për Shqipëri për Durrës, vitit i parë që kaloj kësajde. Ma shkurt, ma shpejt, ma mirë, ma shlirë, ma tana”.
“Rruga shumë e mirë”.
“Tash po shifet qartë qyq është një lehtësi shumë i madh.”
“Isha në Kosovë te familja, tani erdhëm në Durrës 1 javë. Kam qenë kur ka qenë rruga e moçme që kam bo 14 orë vozitje kur po nal, e tash është 3 orë. Kjo është shumë mirë, shumë mirë”.
Interesi i madh i turisteve shqiptare përtej kufirit duket se mori përmasa tepër të mëdha
menjëherë pas hapjes së autostradës Rrëshen-Kalimash, e cila u pa jo vetëm nga qytetaret
e thjeshte por dhe agjencitë turistike si një mundësi atraksioni për të thithur vizitore nga
Kosova drejt bregdetit tonë.
E pa dyshim rruga e kombit tashmë më shumë se kurrë ka bashkuar dy vendet, duke i bërë edhe shqiptaret e Kosovës të ndihen si zotër të shtëpisë dhe të shijojnë bukuritë e dheut ame./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro/ Simone Shkreli