Ura më e madhe e korridorit Durrës-Kukës-Morinë ka përfunduar dhe është plotësisht funksionale. Ajo kalon në fshatin Pobreg dhe ka një gjatësi prej 360 metrash e lartësi 60 metra. Është vepra më e madhe e kësaj autostrade, pas tunelit Thirrë-Kalimash.
Ura gjigande është përfunduar në të dy kalimet e saj dhe ka zëvendësuar urën e vjetër që lidhte ish-uzinën e bakrit me fshatin Pobreg të ndërtuar në vitet ‘60 dhe që ishte bërë pengesë e madhe për qarkullimin e automjeteve sidomos tani në sezonin veror. Përgjatë kësaj autostrade janë ndërtuar 26 ura. Tre të tjera janë drejt përfundimit./tvklan.al