Një portret i Imzot Maffeo Barberini i piktorit Caravaggio i mbajtur në një koleksion privat që kur u zbulua më shumë se 60 vjet më parë do të shfaqet për publikun për herë të parë në një muze në qendër të Romës.

Caravaggio, emri i vërtetë i të cilit ishte Michelangelo Merisi, ishte një mjeshtër i teknikës “chiaroscuro” për t’i bërë subjektet e tij të dukeshin të gjallë. Ai ndërroi jetë në 1610 në fund të të tridhjetave, pas një jete të trazuar.

Imzot Maffeo Barberini ishte kreu i Kishës Katolike nga 6 Gusht 1623 deri në vdekjen e tij, në Korrik 1644. Si papë, ishte gjithashtu një mbrojtës i arteve.

“Është një kryevepër e Caravaggio-s që është zbuluar në vitin 1963 nga Roberto Longhi dhe që nga ai moment nuk është parë kurrë në të gjithë muzetë, nuk është dhënë kurrë në një ekspozitë. Të gjithë kanë ëndërruar ta shohin që prej 60 vjetësh, kështu që është me të vërtetë e rëndësishme që sot për herë të parë të ekspozohet në një muze”.

Është një nga pak portretet e mbetura të Caravaggio-s, pasi shumica janë humbur ose shkatërruar dhe do të mund ta shohin të gjithë në muze nga 23 Nëntori deri më 23 Shkurt 2025.

Portreti i Barberinit besohet se është pikturuar në fund të shekullit të 17-të. Muzeu ku mbahet vepra e artit ndodhet në Palazzo Barberini.

Klan News