Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Portugez ka ratifikuar protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe në pak kohë pritet që në miratimin për anëtarësimin e plotë të vendit tonë në aleancë ta japë edhe parlamenti i Lisbonës. Mesazhi i është përcjellë Ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, nga homologu i tij Luis Amado, gjatë një takimi të zhvilluar mes tyre në kryeqytetin portugez.
Në këtë mënyrë numri i vendeve që nuk janë shprehur ende mbi këtë çështje mbetet 6. Po kështu ministri Basha ka marrë dhe mbështetjen e Portugalisë për aplikimin e vendit tonë për statusin kandidat në BE. Integrimi euroatlantik i Shqipërisë ka dominuar takimin e dy zyrtarëve të lartë, ku gjithashtu është biseduar dhe mbi marrëdhënie dy paleshe dhe zhvillimet rajonale e ato botërore.
Ministri Basha pasqyrojë në këtë takim zhvillimet më të fundit në Shqipëri duke u ndalur në konsolidimin e reformave ekonomike dhe politike që do të ndihmojnë vendin të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt integrimit euroatlantik. Nga ana e tij diplomati portugez vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe frymën e bashkëpunimit reciprok, reformat e guximshme dhe ndryshimet pozitive në Shqipëri duke informuar ministrin Basha, se veç ratifikimit të shpejt të protokollit të anëtarësimit në NATO, Portugalia do të mbështes plotësisht procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë.
Mbështetje për procesin e integrimit euroatlantik të Shqipërisë, Ministri Basha mori dhe nga Spanja në një takim që ai zhvillojë me homologun Moratinos gjatë punimeve të minesterialit të Romës për reformën e këshillit të sigurimit të OKB-së, organizuar nga ministri i punëve të jashtëm italian Franko Frattini.
Lulzim Basha: “Ministri i Jashtëm spanjoll, premtoi mbështetjen e plotë të Spanjës për procesin e integrimit europian të Shqipërisë në veçanti për hapa të mëtejshëm që Shqipëria pret të hedh gjatë presidencës Çeke dhe në vazhdim”.
Gjithashtu në këtë minesterial Basha u takua dhe zhvilloi bisedime edhe me homologët e Kanadasë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Libisë, Pakistanit, Jordanisë, Irakut, Argjentinës, Andorës e shumë të tjerë./tvklan.al