Lajme Arkiva 2003
Këtu jemi në njërën nga njësitë bashkiake të Tiranës, ka kohë që posterat apo edhe materialet të tjera të llojit propagandë janë përgatitur. Ato i takojnë kandidimit për herë të dytë Edi Ramës, kryetarit aktual të bashkisë.
E reja në këto postera janë dizajni i cili është marrë prej vizatimeve të fëmijëve. Përveç kësaj në shkrimin e sloganeve përsëri ekziston shikimi i thjeshtë përsëri nga të vegjlit. Kështu ne posterat e Edi Ramës ekzistojnë slogane si “Edi Rama, Tirana”, “Akoma më shumë për Tiranën”, “Edi, Shpresa jonë” etj.
Më pas kalojmë edhe në posterat e përgatitura nga Partia Socialiste. Ato janë më shumë të karakterit të zakonshëm për nga formati ku spikasin elemente të tilla si emblema e kësaj partie etj. Sloganet e socialistëve janë për një qeveri që ndryshon. “PS, fitore drejt Evropës” si dhe “Mbështetu te ne për të ruajtur ekuilibrin tënd”.
Kalojmë në shtabin tjetër elektoral, në atë të Partisë Demokratike. Slogani që ka zgjedhur kjo parti për këto zgjedhje lokale është ajo që tashmë dihet, “Eja me ne”. Në sfondin e kësaj pankarte të madhe qëndrojnë të rinj të veshur me uniformat ku dominon e bardha dhe bojqielli si edhe me kapelet të cilat, mbajnë mbishkrimin eja me ne.
Po ashtu në sloganet që ka vendosur kjo parti në postera apo në materialet propagandistike janë edhe materialet e tjera si psh. “Unë votoj për avokatin”, “Eja me ne ka një vend edhe për ju”, apo slogani tjetër “Ti mbajmë na kushton, ti heqim s’na kushton”.
Po ashtu në fushatën propagandistike të kandidatit të kësaj partie zoti Ngjela ka hyrë para pak ditësh edhe hapja e një website./tvklan.al