Basha zhvilloi takime me Mediun dhe Idrizin
Partia Republikane është pranë arritjes së një marrëveshje për të dalë në një koalicion me Partinë Demokratike. Këtë e bëri të ditur kreu i kësaj force, Fatmir Mediu, pas takimit që zhvilloi pasditen e së mërkurës me kryetarin e Partisë Demokratike LUlzim Basha.
“Kemi mirëkuptimin për të dalë me lista dhe program të përbashkët. Konkurrimi duhet të përfshijë njerëz që të maksimalizohet vota e opozitës. Në analizë se ku janë zonat dhe se ku do të jetë, është pjesë e diskutimit”, tha ai.
Ai shtoi se bashkëpunimi duhet të mbështetet në peshën specifike që ka selia forcë politike në elektorat.
“E kam thënë, jam i gatshëm që të kandidoj kudo. S’kemi folur për këtë gjë, por për PR që ka peshë në votën elektorale. Nuk ka mandate PR në lista, por ka kontribute dhe konkurrime. S’ka vende të sigurta. S’mund të ketë vende të sigurta për kërrkënd. PR ka peshën e saj elektorale. Ato vota duhet të jenë pozitive për mandate”.
Më herët gjatë ditës, Basha priti në një takim edhe kreu e PDIU-së, Shpëtim Idrizin, i cili konfirmoi angazhimin e kësaj për të qenë në një koalicion me PD-në. Gjithashtu PD ka mbyllur marrëveshjet e bashkëpunimit edhe me aleatët e tjerë: Agron Dukën, Dashamir Shehin e Nard Ndokën.
Tv Klan