Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Partia Aleanca Demokratike jo vetëm do të bashkëpunojë me PD për zgjedhjet e ardhshme lokale, por ndërkohë po merr pjesë në negociatat e partisë më të madhe opozitare me partitë e tjera të spektrit të djathtë.

Preç Zogaj:- “Ne inkurajojmë dialogun që ka nisur mes Partisë Demokratike dhe PDr dhe të partive të tjera që kanë pasë ndonjë vërejtje për kodin zgjedhor dhe pastaj shtrohet çështja për të dhënë kandidatë konkretë. Jemi duke pritur të përfundojë ky dialog”.

Po sipas Zogaj, gjithë kontestimet që të vegjlit kanë pasur për kodin e ri zgjedhor, të djathtët janë pranë konsensusit politik, për bashkëpunim në zgjedhjet vendore./tvklan.al