Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë ka shkaktuar protesta në disa vende të Shqipërisë, por protesta e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë është përshkallëzuar në dhunë dhe në dëme të shumta materiale.
Shumë personazhe publikë kanë reaguar për këtë vrasje duke shprehur dhimbjen dhe zhgënjimin ndaj shtetit.
Një ndër ta ka qenë edhe moderatorja e njohur Alketa Vejsiu e cila tregon se është mjaft e prekur nga kjo gjendje e rëndë. Ajo ka publikuar një foto me shprehjen: “Ata që jetojnë në zemrat e tyre që lënë pas, nuk vdesin kurrë.”
Në mbishkrimin e kësaj foto, moderatorja e shkruan mesazhin prekës për Klodianin:“Dhimbje e thellë për vdekjen e Klodit! Revoltë për këtë akt të tmerrshëm brutal. Fjalë për të ngushëlluar familjen nuk gjej dot. Të prehesh në paqe me engjëjt e qiellit, ndoshta këtu poshtë ishte shumë rrëmujë për ty!” /tvklan.al