Presidenti i FSHF, Armand Duka në një intervistë në “Opinion” në Tv Klan ka treguar më shumë detaje për fillimet e tij në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Duka tregon se nuk ka qenë ndonjëherë në ambiciet e tij për të qenë pjesë e Federatës së Futbollit dhe se e gjitha ka lindur natyrshëm, ku ka qenë një ish-President i Vllaznisë në atë kohë që i ka sugjeruar të kandidojë për postin të cilin ai tashmë e mban që në vitin 2002.  

Ndër të tjera presidenti Duka tregon edhe për kushtet në të cilat e gjeti Federatën.  

Blendi Fevziu: Në 2002 si të lindi ideja për të kandiduar për Federatën Shqiptare të Futbollit. Me futboll s’je marrë kurrë.

Armand Duka: Jo futboll të luajtur kurrë si gjithë fëmijët kështu futboll amator…

Blendi Fevziu: Po kështu ishe tifoz i rregullt?

Armand Duka: Padyshim që kam qenë shumë tifoz, jo vetëm i kombëtares shqiptare, por edhe i klubeve. Kam qenë tifoz në qytetin tim ku kam lindur dhe jam rritur në Shijak. Aty kam filluar edhe kontaktin e parë le të themi me sportin në përgjithësi dhe me futbollin, pjesë e komuniteteve të futbollit gjatë gjithë viteve 90 të paktën dhe duke qenë se kisha miqësi me komunitetin e futbollit, realisht duket e pabesueshme, por s’kisha ide dhe asnjë lloj ambicie për të qenë pjesë e Federatës së Futbollit dhe as nuk e dija se çfarë bën kjo Federatë.

Blendi Fevziu: Si erdhi ideja?

Armand Duka: Thashë kam qenë shumë pjesë e komunitetit të futbollit dhe kam pasur shumë lidhje me ta dhe ish-presidenti i Vllaznisë në atë kohë më tha që pse nuk kandidon për president se kemi zgjedhje në Federatë. I thashë ç’lidhje kam me Federatën se mua nuk më del koha për punët e mia jo më për Federatën. Më tha nuk ke punë se është posht kshu, oi bën administrata punët ti je kshu njëhëer në vit dy herë herë në vit.

Blendi Fevziu: Me të vërtetë kot dole apo s’doli kot.

Armand Duka: Që ditën e parë që hyra zbulova që nuk ishte kot. Ishte një sfidë e vështirë në atë që gjeta..

Blendi Fevziu: Thuajse të gjithë Presidentët e Federatës kanë qenë ish-futbollistë. Ti ishe i pari që fute modelin e menaxherit që në fakt UEFA dhe FIFA e kishin më herët.

Armand Duka: Jo vetëm Presdienti i Vllasnisë, por edhe drejtuesit e tjerë të klubeve menduan që le të jetë një drejtim ndryshe, një menaxher që ka bërë sukses në biznes, apo në menaxhime të tjera dhe siç edhe dihet apo e kemi rrëfyer në fillim Federata kishte një zyrë poshtë shkallëve të stadiumit dhe m’u duk sikur bëra një revolucion. Binte uji brenda. Morrëm një zyrë me qira dhe mu duk se kaluam në luks, por sot kur jemi këtu po kuptoj që paskemi qenë edhe atje në ferr./tvklan.al